Doktori psikolog, Dr. Jusuf Abdul Fetah, thotë: “E qara e fëmijëve, është një nga treguesit e zhvillimit të fëmijës. Është e vërtetë, se e qara është e lidhur ngushtë më fëmijërinë dhe për këtë arsye është e famshme thënia ‘Qan si fëmijë, për ndonjë person të moshës së madhe që qan”. (marrë nga revista “El Bejan”)
E qara, ka dobi të shumta për fëmijët, nga të cilat po përmendim disa:
a. Është mjeti i vetëm për fëmijën, që ia kompen- son atij mungesën e aftësisë për të folur dhe për të lëvizur.
b. Bën të mundur pastrimin e syrit nga mikrobet dhe nga sekrecionet e tjera.
c. Formon një pengesë mbrojtëse, një sipërfaqe rrëshqitëse të shkëlqyeshme dhe një zbutës të përher- shëm për syrin, mbron temperaturën e sipërfaqes dhe e ruan atë nga tharja, duke garantuar kështu edhe horizont shikimi të balancuar.
ç. I jep syrit mbrojte kundër baktereve dhe mbroj- tje fiziologjike, duke e ndryshuar nivelin e aciditetit të lotëve dhe duke e kthyer atë në një ambient të papërshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve.
d. Mbron syrin gjatë përdorimit të ilaçeve, pasi shtresa e lotëve është një ambient i shkëlqyeshëm për pritjen e ilaçeve, si dhe ushqen edhe disa pjesë të tjera të syrit.
dh. Bën të mundur edhe një lloj shfryrjeje të stresit, gjë që është e domosdoshme për të nxjerrë këtë energji emocionale që është mbyllur brenda njeriut.
e. Bën të mundur shpëtimin nga personaliteti agresiv, pasi e qara konsiderohet si një formë e këtij personaliteti dhe çlirimi prej saj. Ndërsa ndalimi i të qarit apo edhe mungesa e të qarit, mund të jetë një tregues i mbylljes së kësaj ngarkese emocionale brenda vetes dhe mund të kalojë deri në vetëdije, duke bërë që fëmija ta harrojë atë. Mirëpo, ajo nuk zhduket plotë- sisht, por shfaqet në moshë të rritur në forma simbo- like, ose si sëmundje, siç është stresi dhe agresiviteti shkatërrues, të cilët shfaqen sa herë që u jepet mundësia.
ë. Aktivizon gjëndrat e lotëve.
f. E lanë dhe e pastron bebëzën e syrit.
g. E ul nivelin e çrregullimeve emocionale, nor- malizon rrahjet e tepërta të zemrës dhe djersitjen, si dhe e ul prodhimin e adrenalinës nga gjëndrat mbiveshkore.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”