Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Kopshti ideal, veshja, hapësira

May 15, 2025

Rikujtojmë faktet alarmante që nxjerri PISA e fundit për të reflektuar nëse ka shpresë për vlerësimin aktual

May 15, 2025

Ndikimi i përjetimeve të para në formësimin e identitetit psikologjik të fëmijës

May 15, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Përzgjedhje nga redaksia»Fëmija im nuk ka telefon, a duhet ta ketë?
Përzgjedhje nga redaksia

Fëmija im nuk ka telefon, a duhet ta ketë?

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 26, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në rrethin familjar dhe shoqëror në të cilin ne jetojmë e veprojmë, është gati se e pamundur të shohësh fëmijë që nuk janë të dhënë pas telefonit. Nuk ka rëndësi mosha e tyre. Secili nga fëmijët dëshiron të ‘’hulumtojë’’ diçka në telefonin e nënës ose babait ose familjarëve të tjerë (nëse akoma nuk e posedon telefonin e tij personal).

Nga prindërit shoh shpesh pyetje të tilla, tashmë të zakonishme, se në çfarë moshe preferohet që t’ia jap fëmijës tim telefonin? A duhet nga mosha 5 vjeçare apo të pres të rritet edhe pak? Askush nuk pyet, për shembull, a duhet të ketë fëmija im telefon? Çfarë të veproj që fëmija im të mos e përdorë fare telefonin? E, pyetje tjera të ngjajshme.

Sidoqoftë, këtu janë përgjigje e mia për disa pyetje kyçe dhe me rëndësi:

  1. Fëmija im është 3 vjeçar dhe nuk ka telefon, a duhet ta ketë?

Nuk dua të ndiheni të zhgënjyer në përgjigjen time të drejpërdrejtë. JO, NUK DUHET TA KETË. Fëmija 3 vjeçar nuk ka as arsyen minimale që të ketë një telefon personal, e as të përdorë telefonin tuaj si prindër ose kujdestarë.

  1. Në cilën moshë duhet të ketë fëmija im telefon personal?

Fillimisht, duhet pyetur se për çfarë arsyesh fëmijët duhet të kenë telefon personal. A do ta përdorin atë telefon për fotografi, për lojëra të thjeshta, për të shikuar video tiktok-u apo të flasin me familjen në telefon, në raste të caktuara, shkuarje-ardhje në shkollë apo në raste emergjente?
Kur fëmijët janë në shkollën fillore, mbikëqyren në vazhdimësi nga të rriturit ose antarët tjerë të familjes, për veprimet e tyre. Edhe telefonat e tyre duhet të mbikëqyren, të kontrollohen dhe të plotësohen vetëm nevojat specifike. Nuk ka ndonjë arsye të rëndësishme që fëmijët e shkollës fillore, të jenë përdorues të tiktokut si aplikacion ose rrjeteve sociale në përgjithësi. Duke parë gjendjen e tanishme në shkollat tona dhe përgjithësisht në shoqërinë tonë, atëherë duhet marrë një vendim i prerë që mosha ku fëmijët mund të fillojnë të përdorin telefonin personal të jetë 16 vjeçare, ndërsa deri në atë moshë, të kontrollohet përdorimi i internetit, qoftë nga telefoni i prindërve/kujdestarëve ose laptopi i punës/shkollës.

  1. Unë nuk e di çka shikon fëmija im në internet?

Fëmijët, pa marrë parasysh moshën, internetin e ka falas dhe kanë mundësi të qasen në dhjetra-mijëra websajte të rrezikshme. Fillimisht, ua sugjeroj një bisedë të hapur rreth sigurisë në internet, me shembuj të hapur dhe të drejtpërdrejtë, për t’ua bërë me dije fëmijëve tuaj se botën e internetit ju e njihni më mirë dhe rreziqet që ndodhen brenda saj janë armiqtë e familjes tuaj.

Nuk është zgjidhje e përhershme konfiskimi i telefonit ose ndalim-përdorimi i internetit në një interval kohor të caktuar. Ndëshkimet që për bazë kanë ndalim-përdorimin e lojërave ose internetit në përgjithësi mund të mos jenë pozitive dhe me sukses afatgjatë. Ua sugjeroj të rregulloni cilësimet e privatësisë për aplikacionet që ata përdorin, të përdorni kontrolla të vazhdueshme mbi gjërat që ata shikojnë, t’ua jepni hapësirën që të diskutojnë rreth pyetjeve që ata janë të shqetësuar për to. Fëmijët edhe nëse përdorin telefonin në vazhdimësi, duhet të jenë të sigurt në përdorimin e tij, të njohin rreziqet dhe të ndihen të lirë të kërkojnë ndihmë në rast se janë të sulmuar, të bullizuar ose të rrezikuar me jetë.

  1. A është etike t’ia kontrollojë telefonin fëmijës tim?

Përgjigjja e shkurtë është: PO. Nuk ka gjë të keqe të kontrollosh telefonin e fëmijës tuaj, pa marrë parasysh moshën e tij, qoftë ai në klasë të parë apo të nëntën. Çdo veprim fshehurazi, pa konsultime me prindërit apo kujdestarët, mund të jetë problem i radhës për ta.

Padyshim që është e rëndësishme të diskutoni me fëmijët tuaj dhe të ndërtoni një urë besimi të fuqishëm, për të siguruar që fëmijët të ju tregojnë gjithçka për veprimet e tyre dhe asesi të ndihen si në gjyq, për çdo gjë që veprojnë. Prandaj, gjithçka bëjeni haptazi, bisedoni drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, mos hulumtoni fshehurazi dhe fëmijët të nënkuptojnë që mbikëqyrja prindërore është një formë e të qenit polic investigues dhe manipulim, por që mbikëqyrja prindërore të kuptohet si ndihmë, përkrahje, zhvillim dhe përparim.

  1. A duhet ta di se ku shkon fëmija im?

Po, duhet të dini në çdo kohë se ku është fëmija juaj dhe me çka është i preokuptuar pas mësimeve në shkollë. Aktivitetet që zhvillojnë jashtë orarit mësimor janë ato gjëra që e ndërtojnë fëmijën. Gjurmimi i vendndodhjes së fëmijës tuaj është gjë e hapur dhe transparente, i shërben sigurisë së fëmijës tuaj dhe rehatisë së përgjithshme. Në adoleshencë, kjo gjë shihet si diçka e rëndë për adoleshentët të jenë të gjurmuar nga prindërit e tyre, mirëpo duke parë statistikat e frikshme në botë për sulmet, përdhunimit, dhunën fizike apo devijacionet që adoleshentët pësojnë, atëherë edhe ka një mirëkuptim ndaj prindërve që medoemos dëshirojnë të dijnë vendndodhjen dhe aktivitetin që fëmija i tyre është i angazhuar. Edhe adoleshentët, edhe fëmijët me të vegjel, duhet të marrin nga prindërit rehatinë dhe një mjedis të rehatshëm që vet ata të shprehin dëshirat dhe problemet me të cilat ballafaqohen.

Fëmijët duke mos u ndjerë të sigurtë për veprimet dhe mbikëqyrjen e prindërve të tyre, mund të futen edhe me thellë në problem dhe të kërkojnë ndihmë nga të rriturit tjerë ose shoqëria e tyre, e kësisoji të ‘’ngulfaten’’ edhe më tej në probleme.

Krijoni një mjedis të përshtatshëm për rritjen e fëmijëve, bashkëbisedoni me ta dhe angazhoni ata në leximin e librave edukativ dhe në sporte. Rishikoni herë pas here edhe metodat tuaja të prindërimit dhe përmirësoni edhe mangësitë tuaja. Ju si prindër, ndiqni trajnime të prindërimit dhe mos keni turp të kërkoni ndihmë për gjërat që nuk i dini, lexoni artikuj dhe libra imtësisht në lidhje me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve periudhë pas periudhe. Mos u demotivoni dhe asesi mos anashkaloni çdo këshillë që mund ta plasoni tek fëmijët tuaj. Mos harroni se, prindërimi është proces i ndërlikuar dhe i gjatë, që nuk ka të bëjë me të qenit perfekt por me të ndërveprim dhe realizim të nevojave.

Perparim Blakaj

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleGratë shtatëzëna që ankohen më shumë
Next Article Çfarë ndikimi kanë në të vërtetë mësuesit?
Prinderimi

Related Posts

Aktivitete

Kopshti ideal, veshja, hapësira

May 15, 2025
Analiza

Rikujtojmë faktet alarmante që nxjerri PISA e fundit për të reflektuar nëse ka shpresë për vlerësimin aktual

May 15, 2025
FOKUS

Ndikimi i përjetimeve të para në formësimin e identitetit psikologjik të fëmijës

May 15, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,924

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,118

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,663
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktivitete

Kopshti ideal, veshja, hapësira

EditorMay 15, 2025
Analiza

Rikujtojmë faktet alarmante që nxjerri PISA e fundit për të reflektuar nëse ka shpresë për vlerësimin aktual

PrindërimiMay 15, 2025
FOKUS

Ndikimi i përjetimeve të para në formësimin e identitetit psikologjik të fëmijës

PrindërimiMay 15, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,924

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,118

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,663
Të zgjedhura

Kopshti ideal, veshja, hapësira

May 15, 2025

Rikujtojmë faktet alarmante që nxjerri PISA e fundit për të reflektuar nëse ka shpresë për vlerësimin aktual

May 15, 2025

Ndikimi i përjetimeve të para në formësimin e identitetit psikologjik të fëmijës

May 15, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.