Bashkëbisedimi dhe bashkëpunimi me ta
Bisedo me fëmijët të paktën një orë të plotë çdo ditë, rreth aktiviteteve të tyre të përditshme dhe mënyrës se si e kalojnë kohën në kopsht ose në shkollë, për mësuesit dhe mësueset e tyre, se kush janë shokët e tyre në shkollë, cilat janë aktivitetet që zhvillojnë në shtëpi, me të afërmit e tyre, apo edhe jashtë shtëpisë, nëpër klube sportive ose kulturore me shokët e tyre, për problemet e tyre dhe si i kanë zgjidhur ato, për marrëdhëniet me mësuesit e tyre, etj…
Bashkëbisedimi me fëmijët ka shumë dobi, por si më të rëndësishme përmendim:
a. Mësimi i ideve të reja
Fëmijët nuk janë si të rriturit, mendjet e të cilëve tashmë janë formësuar dhe kanë marrë forma të caktuara. Mendjet e fëmijëve janë akoma të freskëta dhe nuk kufizohen nga asnjë kufi dhe pengesë. Prandaj bashkëbisedimi me ta, me gjithë rëndësinë që ka për rritjen dhe zhvillimin e tyre, në të njëjtën kohë ka dobi të madhe edhe për vetë të rriturit, sepse ata mund të mësojnë prej fëmijëve shumë ide dhe shpikje të reja, të cilat nuk do t’u kishin shkuar asnjëherë në mendje. Në të njëjtën kohë, ata mësojnë për mënyrën se si men- dojnë fëmijët. Kështu, prindërit përfitojnë nga kjo, për t’iu dhënë zgjidhje shumë prej projekteve të tyre.
Zhvillimi i ndjenjave dhe dashurisë
Bisedimi me fëmijët dhe përcaktimi i një kohe të caktuar për këtë qëllim, larg urdhrave të përditshëm (bëje këtë, mos e bëj këtë, kjo është turp, kjo është gabim, etj.), është shkak kryesor për shtimin e ndjenjave të dashurisë, që janë shumë të domosdoshme për ngulitjen e vlerave dhe përcjelljes së tyre tek ata. Kjo ndodh, sepse kur zhvi- llohen dashuria dhe ndjenjat ndaj prindërve, ata do të jenë më të gatshëm për pranimin e këtyre vlerave dhe udhëzimeve, dhe nuk mendoj se mendjet e tyre mund të rriten dhe të zhvillohen pa to.
Zbulimi i ideve të gabuara
Ato janë ide që i kanë përfituar nga ambienti rrethues, me të cilin fëmijët janë në kontakt çdo ditë. Pas zbulimit të këtyre ideve të gabuara, e kemi më të lehtë t’i rregullojmë dhe saktësojmë ato. Po të mos ishte ky bashkëbisedim me fëmijët tanë, do ta kishim shumë të vështirë t’i zbulonim idetë e gabuara të tyre.
Garantimi i vëmendjes
Dijetarët kanë vërejtur, se mënyra më e sukses- shme për tërheqjen e vëmendjes së fëmijës, në mënyrë që ai ta dëgjojë bashkëbiseduesin me të gjitha shqisat e tij, është duke i treguar atij një histori. Duke përdorur këtë mënyrë, prej fëmijës do të dalë një lumë pyetjesh dhe ky është momenti më ideal për ty, që të përcjellësh tek ai vlerat që do ti. Një mënyrë tjetër e ngjashme me këtë, është edhe duke shikuar filma vizatimorë bashkë me të. Kështu, ti e komenton filmin, duke përcjellë vlerat që dëshiron. Dobia e kësaj, është nxitja e tyre për të lexuar, sidomos kur ua tregon historinë me anë të leximit nga ndonjë libër. Po ashtu, dobi tjetër është edhe hapja e mendjeve të tyre ndaj ideve dhe përvojave të të tjerëve.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”