Kur fëmijët janë shumë të vegjël, mund të flasin për fantazmatapo për përbindëshat poshtë shtratit. Në vend që t’u kushtoni rëndësi historisë që ju thonë apo arsyes që ata japin, kushtojini vëmendje ndjenjave që janë duke shprehur. Në vend që të hidhni poshtë idenë që ka përbindësha poshtë shtratit dhe ta përmbysni tërësisht mundësinë, emërtoni ndjenjën që përfaqësojnë përbindëshat. “Më dukesh i frikësuar. Mund të më flasësh më shumë për këtë?”, ose, “Le të krijojmë një histori për këta përbindëshat. Si e kanë emrin?” Nëse veproni kështu, do të jeni në gjendje që t’i mposhtni përbindëshat. Silluni natyrshëm.
Nuk kanë aq shumë rëndësi fjalët që zgjedhim, por e rëndësishme është që të qëndrojmë pranë fëmi- jëve tanë derisa ata të ndihen të qetësuar dhe jo t’i cilësojmë si të pakuptimta frikërat e tyre. Për sa mund të jeni në dijeni, ata për- bindësha mund të përfaqësojnë padurimin tuaj përgjatë kohës që fëmija ka orarin e gjumit, ose diçka tjetër më të ndërlikuar, të cilën fëmija juaj nuk mundet ta artikulojë. Edhe kur e keni të pamundur të zbuloni burimin e secilës ndjenjë, kjo nuk do të thotë që ndjenja nuk është reale. Duhet marrë ende në konsideratë.
Nëse e bëni fëmijën tuaj të ndihet që po tregohet i paarsyeshëm duke i thënë, “Mos thuaj budallallëqe!”, dijeni që krijimi i përbindë- shave nuk do të zhbëhet.
E rëndësishme është që të mbani të hapura linjat e komuni- kimit. Nëse ju i kundërshtoni fëmijët tuaj duke u thënë që po shprehin budallallëqe, ata mësojnë që të heshtin jo vetëm ndaj “budallallëqeve”, por edhe ndaj atyre që ju nuk do t’i konsideronit budallallëqe.
Duke qenë se dallimi midis “budallallëqeve” dhe “të arsyesh- mes” është shumë i qartë për ne, atëherë ne e marrim të mirëqenë që është edhe për fëmijën. Por askush nuk mund t’i ndihmojë ata që të mos ndihen në atë mënyrë, thjesht sepse njerëzit përreth tyre ndihen ndryshe nga ata për të njëjtën situatë apo sepse të tjerët mendojnë që ndjenja që po provojnë është “budallallëk”.
Ju dëshironi që të jeni personi me të cilin fëmija juaj të ndiejë lirshmërinë për të folur. Nëse ju u thoni atyre që po tregohen “budallenj” dhe të pasjellshëm që po ankohen se nuk u pëlqen gatimi i gjyshes, e cila e ka përgatitur me dashuri gjellën, ata mund të mendojnë se nuk duhet t’jua thonë që mësuesi i çuditshëm i pianos ua vendosi dorën mbi këmbë. Dallimi midis këtyre dy situa- tave është qartësisht ekstremisht i madh për ne, por për fëmijën tonë, të dyja situatat kanë shkaktuar ndjenja bezdie tek ai.
Dhe nëse për ju është e papranueshme dhe e pavend ndjenja e bezdis- shme që ai përjeton për diçka, fëmija juaj me shumë gjasa do të ndiejë se nuk ia vlen që të poshtërohet duke i ndarë me ju ndjenjat që i krijojnë atij bezdi. Ju mund të mendoni se ky është një shembull ekstrem sepse gatimi i gjyshes dhe prekja e këmbës së fëmijës nga mësuesi i pianos janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, por duhet të keni parasysh që fëmija juaj nuk ka jetuar aq shumë sa ju në këtë botë, nuk ka përvojat e tua në jetë, nuk është në dijeni të gjithçkaje që ju keni lexuar dhe ende nuk është i vetëdijshëm për të kuptuar sek- sualitetin.
Fëmija juaj mund të perceptojë që nuk duhet të alar- mohet për prekjen e papërshtatshme që i bëhet, në të njëjtën mënyrë sikurse nuk duhet të alarmohet nëse duhet të konsumojë një ushqim që nuk i pëlqen. Për ta, të dyja situatat sulmojnë shqisat e tyre. T’u thuash fëmijëve që po tregohen “budallenj” për çfarëdolloj gjëje, rrezikoni të bllokoni lirshmërinë e tyre për të komunikuar me ju dhe kjo mund të rezultojë e rrezikshme për ta.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Philippa Perry, “Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj”