Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

May 8, 2025

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

May 7, 2025

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

May 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Vlerësime, Opinione, Analiza»Libra shkollorë»Pse ta inkurajojmë fëmijën të lexojë?
Libra shkollorë

Pse ta inkurajojmë fëmijën të lexojë?

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 15, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Isai a.s. ka thënë: “Njeriu nuk do të jetojë vetëm me bukë.” (Bibla. Mat 4:4)

Kjo është shumë e vërtetë, sepse është caktim i Zotitqë njeriu të ketë nevojë për shumë gjëra. Ushqimi dhe pija nuk janë më tepër se dy prej shumë gjërave që na nevojiten. Për t’u ngritur dhe për të bërë progres, qeniet njerëzore do të kenë nevojë t’i përmbushin nevojat e tyre intelektuale dhe shpirtërore. Është e vërtetë se njerëzit i vërejnë nevojat e tyre fizike më tepër se nevojat e tyre intelektuale dhe shpirtërore, mirëpo kjo nuk i bën këto të fundit më pak jetike. Nevojat fizike natyrisht se do të përmbushen për mbijetesën fizike, mirëpo kënaqja e nevojave intelektuale dhe shpirtërore do të na çojë në njohjen e Zotit tonë, do të mësojmë lidhur me realitetin e Islamit dhe do ta njohim realitetin e kësaj bote.

Tërë kjo do të na bëjë njerëz më të lumtur dhe do të na mundësojë të ngjitemi në rrugën e pro- gresit. Ndoshta këto nuk konsiderohen në sytë e tjerëve si gjëra të domosdoshme për njerëzimin, mirëpo duhet ta dimë se pa to ne nuk jemi qenie të plota njerëzore. Në vijimi le të shohim disa prej dobive të leximit te fëmijët:

1. Gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës janë vendimtare në përkufizimin e dëshirave, qëndrimeve dhe prirjeve të tij. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që t’ia bëjmë të dashur fëmijës leximin. Disa familje duket se besojnë që pëlqimi ose mospëlqimi i të lexuarit është i lindur, kështu ata nuk ndiejnë nevojën për të bërë ndonjë përpjekje që t’i inkurajojnë fëmijët të lexojnë.

Në anën tjetër, disa mendojnë se mund ta bëjnë fëmijën të lexojë kurdo që dëshirojnë dhe për pasojë ata e neglizhojnë atë derisa fëmija të hyjë në periudhën e adoleshencës, pa përfituar dëshirën për të lexuar, ndërsa deri atëherë bëhet tepër vonë ta bëjnë ta përfitojë atë. Ka shumë argumente dhe prova që tregojnë se dështimi i mbjelljes së shprehisë së leximit në një moshë të njomë do të rezultojë me vështirësi për ta bërë atë pas moshës optimale.

Të marrim shembullin e perimeve. Disa prej tyre duhet të mbillen vetëm në fillim të dimrit, ndërsa të tjerat duhet të mbillen vetëm në pranverë, në të njëjtën mënyrë edhe mbjellja e cilësive më të mira te fëmijët e ka kohën e vet. Është një kohë optimale, e cila nuk bën të kapërcehet. Kemi një baba i cili nuk i kushtoi rëndësi trajnimit të birit të tij për të lexuar libra deri kur ai i mbushi 11 vjeç. Në atë moshë biri i tij ishte i dhënë pas lojërave dhe shokëve dhe shikonte programe të caktuara në televizor.

Ai nuk ia vinte veshin këshillave të babait për të lexuar. Bile ato e bezdisnin. Babai thotë: “I thashë të birit se isha i gatshëm t’i blija çfarëdo libri që dëshironte. I bleva një biçikletë shumë të shtrenjtë, pasi më premtoi se do të lexonte një tregim çdo javë, mirëpo ai nuk e mbajti premtimin. Tani ai kalon vitet shkollore me vështirësi dhe me nota mjaft të ulëta.” Me këtë shembull i përkujtoj prindërit se koha nuk është e hapur për ta, se ka kohë të limituar për t’i trajnuar fëmijët të lexojnë dhe pasi të kalojë koha e duhur, do të jetë tepër vështirë.

2. Përfitimi i shprehisë së leximit në një moshë të hershme ka një ndikim direkt në suksesin akademik në fazat e ndryshme të tij. Kur shikojmë jetën e nxënësve të shquar, të cilët arrijnë rezultatet më të mira në studimet e tyre, do të gjejmë se ata kurrë nuk e kufizojnë veten në kurrikulën e shkollës. Një person i suksesshëm në shkollë ka dashuri për të gjitha llojet e leximit, madje mund të jetë i obsesuar me leximin e librave. Atë gjithmonë e sheh me një libër në dorë, i gatshëm të zhytet në lexim, në mundësinë e parë që e gjen.

Me kalimin e kohës, ata do t’i kenë zhvilluar metodat që u ndihmojnë hulumtimeve të tyre për të qenë më frytdhënës dhe më të suksesshëm. Një numër i studimeve kanë treguar se shkathtësitë e leximit, të cilat fëmija i përfiton në klasën e parë, janë të njëjtat që do t’i përdorë për të marrë nota të shkëlqyeshme në vitin e fundit të shkollës së mesme. Prandaj mund të themi se qëllimi primar i prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre duhet të jetë bërja e librit të dashur për fëmijët, mbjellja e shprehisë së leximit te ta çdo ditë, njësoj sikur hanë, pinë dhe luajnë. Është gjë e rëndomtë që fëmijët, të cilët nuk i tërheq leximi, do të jenë të dobët në shkollë, edhe nëse i regjistron në shkollën më të mirë.

Arsyeja është se fëmijët nuk e mbajnë librin me kënaqësi dhe do të bëjnë çmos që të lexojnë sa më pak që është e mundur. Ata e shohin atë si një barrë të rëndë, ndërsa përmbushjen e vetes e gjejnë në lojë dhe zbavitje. A nuk është kjo shprehi fatkeqe e shumicës së fëmijëve?

3. Tërheqja e fëmijës ndaj leximit i hap një port të gjerë të ngritjes shpirtërore dhe intelektuale. Ajo zgjeron perceptimin e tyre dhe e përmirëson forcën e imagjinatës. Le të elaborojmë këtë aspekt:

– Kur fëmija të jetë i dhënë pas leximit, ai do të gjejë një burim të kënaqësisë dhe përmbushjes. Kam parë një fëmijë 11 vjeçar, i cili ishte i magjepsur me leximin e serive të tregimeve për shokët e të Dërguarit a.s. Ai ishte aq thellë i zhytur në të, saqë kur e thërriste nëna për bukë, nuk ia vinte veshin.

Ai shpesh lexonte derisa errësohej dhoma dhe nuk e ndizte dritën, duke mos dashur ta ndërpriste leximin. Tani ai djalë është mbi të tridhjetat dhe është njëri nga dhjetë specialistët më të shquar në fushën e tij në nivel global.

Fëmijët shpesh ngazëllehen kur lexojnë tregime me humor dhe po ashtu tregime të frikshme. Ata gjithashtu ndihen mjaft të entuziazmuar kur lexojnë tregime për jetën e burrave dhe grave të mëdhenj. Shpesh dëgjojmë një fëmijë të thotë, derisa lexon ose dëgjon për trimërinë, moralin, dhe suksesin e një personi të madh: “”Do të bëhem sikur ky njeri!” Prandaj një virtyt i leximit është inspirim i fëmijëve me aspirata të mëdha.

Ata shpesh fillojnë të kenë ëndrra të mëdha. Të mos harrojmë se të gjithë individët e mëdhenj filluan rrugëtimin e suksesit drejt madhështisë me ëndrra për aspirata të jashtëzakonshme dhe ua përkushtuan veten ëndrrave të tilla.

Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Abdulkerim Bekkar, ”Fëmija lexon”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleLumturia (Tregim)
Next Article Le të inkurajojmë fëmijët drejt leximit!
Prinderimi

Related Posts

Deklarata për media

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

May 8, 2025
Adoleshent

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

May 7, 2025
Frymëzime

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

May 7, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,895

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,039

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,634
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Deklarata për media

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

PrindërimiMay 8, 2025
Adoleshent

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

PrindërimiMay 7, 2025
Frymëzime

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

PrindërimiMay 7, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,895

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,039

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,634
Të zgjedhura

APEL PËR VLERËSIM TË DREJTË, MOS FALJE TË NOTAVE DHE RIKTHIM TË CILËSISË NË ARSIM

May 8, 2025

Çfarë është puberteti, kur fillon për vajzat, kur për djemtë dhe cilat janë shenjat për çdo moshë

May 7, 2025

Emocionet për para-adoleshentët: Emocionet negative dhe pozitive dhe menaxhimi i tyre

May 7, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.