Si të përballemi ne ndjenjën e pamjaftueshmërisë?
Fëmijës duhet t’i thoni gjithmonë të vërtetën dhe të drejtën, pa marrë parasysh kushtet apo kontekstin. Kjo do ta ndihmojë që të ketë besim te vetja dhe te ju. .
Mos e lavdëroni shumë. Bëni vlerësime realiste li- dhur me gjendjen dhe performancat e tij/saj, që të dijë se ku ia ka qëlluar e ku jo.
Shënojini sukseset dhe bëmat e tij, urojeni për arritjet.
Bëni dallim mes personalitetit dhe performancave të tij. Performancat e larta nuk e bëjnë njeri të mirë, sikurse të ulëtat nuk e bëjnë të keq.
Pranojeni ashtu siç është. Mos vini kushte për da- shurinë tuaj, mos e kërcënoni me dashurinë tuaj. Personaliteti i tij është gjithnjë është parësor dhe një.
Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin, njohuritë apo mbrojtjen e tij/saj, shkoni te një ekspert dhe kërkoni ndihmë.
Dhënia e disa detyrave shtëpiake që mund t’i bëjë, kërkimi i ndihmës prej tij/saj ia forcon ndjenjën e mjaftueshmërisë, aftësisë dhe kënaqësisë.
Lëreni t’i bëjë vetë ato punë të cilave mund t’ua dalë mbanë, në mënyrë që të provojë shijen e suksesit. Ndani me të qëndrimin se gabimet janë të natyrsh- me, se çdo njeri gabon.
Mos ndërhyni në çdo problem me të cilin përballet. Vëzhgojeni se çfarë mund të bëjë, prisni pak, jepni mundësi që të dalin në pah shkathtësitë për të zgji- dhur probleme.
Bëhuni model pozitiv. Marrëdhëniet bashkëshortore të bazuara në siguri, respekt dhe dashuri forcojnë vetëbesimin dhe ndjenjën e të qenit i/e aftë.
Përfytyroni një fëmijë
- që ka një celular të ri, por s’di qoftë dhe dy fjalë rreth fisit të tij/saj;
- që ka mbaruar shkollën e mesme teknike por s’di të qërojë një vezë;
- që e di shkëlqyeshëm gjuhën anglishten, por nuk di të përshëndesë mysafirin, nuk di t’i urojë mirëseardhjen;
- që është i shkëlqyer në fizikë e kimi, por frikësohet të qëndrojë vetëm në shtëpi;
- që mund të bëjë gjithçka në internet, por s’shkon deri në market për të blerë një bukë;
- që i keqtrajton prindërit, por i druhet pulës kur del jashtë;
- që ka njëmijë e një lodra, por s’është në gjendje të luajë me shokun apo shoqen që ka pranë.
- Për fat të keq, këta janë fëmijët e sotëm, “produktet” tona.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)