Në ditët e sotme femra është bërë pjesë e pandashme e punës dhe biznesit, gjë që ka shkaktuar një stres të duk- shëm te fëmijët. Çështja e kujdesit për fëmijët në fazën pas lindjes është një problematikë serioze. Përmallimi i familje- ve tradicionale për fëmijë, mosbesimi i familjeve bërthamë te njerëzit e huaj dhe problemet ekonomike kanë bërë që kujdesin për fëmijët ta marrin përsipër gjyshet dhe gjyshërit.
Në fakt, këtu duhet zbërthyer edhe një term tjetër: personit që kujdeset për fëmijët në kohën që nëna është në shtëpi u themi “ndihmës”; kurse atyre që ruajnë fëmijën kur nëna është në punë u themi kujdestarë (caregiver). Për këtë arsye, gjyshen që kujdeset për fëmijët gjatë gjithë ditës ose në disa shtëpi ku nënat janë në punë, e quajmë kujdestare.
Gjyshet nuk u thonë kollaj “jo” nipërve dhe mbesave. Dashurinë që nuk ua kanë falur dot fëmijëve të vet duan t’ua falin këtyre të fundit, fëmijëve të fëmijëve të tyre; ndaj dhe ato ua plotësojnë dëshirat pa kushte. Të vjetrit thoshin se “fëmijët janë kapital, ndërsa nipat/mbesat, përfitim (leverdi)”. Mendoj se ata kënaqen me këtë. Po çfarë ndodh në fund?
1. Gjyshet, duke e plotësuar çdo dëshirë të nipave dhe mbesave ndikojnë negativisht në zhvillimin e perso- nalitetit të tyre. Fëmijës që i plotësohet çdo dëshirë llastohet, nuk njeh kufi, dhe kur rritet bëhet i prirë ndaj çrregullimit narcistik të personalitetit.
2. Duke qenë se, në përgjithësi, normat e zhvillimore dhe edukative të fëmijës në shtëpi i vendosin gjyshet, figura e babait dhe nënës pëson një ndikim negativ te fëmijët, kështu që bie autoriteti i prindër- ve. Fëmijët që rriten në familje të tilla nuk i dëgjojnë prindërit, dhe shpeshherë përplasen me ta.
3. Kur gjyshja ndodhet në shtëpi, ndonëse si prind du- het të jeni autoritet, në mënyrë automatike duhet të luani rolin e “fëmijës”, gjë që në sytë e fëmijës ndikon negativisht për sa i takon respektimit të prindërve.
4. Ka edhe pleq që nuk e ndalojnë dot veten nga për- zierja në punët e shtëpisë, dhe për pasojë ndikojnë negativisht në marrëdhëniet bashkëshortore. Nga- njëherë ndodhin konflikte të atilla ku përfshihen edhe prindërit. Ndonëse çifti ia kalon mirë me njëri- tjetrin, për shkak të mosmarrëveshjes së gruas me prindërit e burrit dhe anasjelltas, zihen e bëhen copë. Personalisht di raste kur për shkak të ndërhyr- jes së prindërve të burrit apo të gruas çifti ka shkuar në prag të divorcit, madje ka edhe raste divorci.
Në shoqërinë tonë, pas lindjes, është e rëndësishme në veçanti ndihma e nënës së nuses. Këshilla ime modeste ndaj vjehrrave është kjo: mos e kurseni ndihmën tuaj ndaj vajza- ve gjatë lehonisë. Por, duke bërë një gjë të tillë, mos ndërhyni në asnjë mënyrë në raportet e çiftit të ri, sepse humbësi më i madh nga mosmarrëveshjet dhe zënkat do të jenë fëmijët.
Nëse nëna dhe babai janë që të dy në punë, më e mira është të gjendet një “kujdestare” e besueshme, si dhe shfry- tëzimi i dashurisë madhështore të prindërve. S’ka lumturi më të madhe për mua sesa kur shoqja më e ngushtë e djalit në lojë bëhet gjyshja e tij. S’ka gjë më të bukur se sa të kesh një gjyshe që luan dhe gatuan për nipat dhe mbesat e saj.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)