Kur flasim për vetëbesimin, nuk mund të rrimë pa trajtuar edhe gënjeshtrën. Në fakt, ashtu pavetëdije ne themi shumë të pavërteta. E di që me të dëgjuar këtë mesele do nxeheni. Pyesni nënat dhe etërit: “A i gënjeni ndonjëherë fë- mijët tuaj?” Me siguri që shumica do t’ju përgjigjen: “Ç’pye- tje është kjo! Natyrisht që nuk i gënjejmë.” Ndërsa unë e kam këtë bindje nga ajo që kam dëgjuar prej prindërve.
Një ditë djali më pyeti: “Babi, a e di ti pse disa njerëz nuk kanë flokë? – Ma thuaj, ia ktheva. – Sepse ua hanë macet.” Një mendim interesant që po e dëgjoja për herë të parë. “Po nga e di ti këtë? – vazhdova bisedën. – Më ka thë- në xhaxhi Ejupi.” Djali e kishte pyetur një ditë bashkëshor- tin e zonjës Nermin, Ejupin, se pse ishte tullac, e ai i ishte përgjigjur: “M’i kanë ngrënë macet!” Një ditë u takuam me Ejupin dhe e shtjelluam këtë mesele. Nuk ishte e drejtë që këtë çështje ta ndreqja vetëm unë. Fëmija duhet ta dëgjojë edhe nga Ejupi se nuk është kështu.
Një herë tjetër, im bir kish pyetur tezen Shenaj, se pse s’kishte dhëmbë, dhe ajo i qe përgjigjur: “M’i mori qeni e iku!” Për fat të mirë isha aty dhe s’e lashë me aq, por ndër- hyra dhe e përmirësova gabimin e bërë.
Kështu e përfunduam seancën e terapisë me këshillta- rin tim doktor. Sytë i kish akoma të lagur nga e qara para pak çastesh. Vajza që shkon në klasë të parë, duke dalë nga dhoma e goditi me një pyetje: “Nënë, ke qarë? – Jo. Më hyri pak pluhur në sy.”
Një radhë po hanim në një restorant. Fëmija nga tavo- lina përballë: “Mami, më jep pak cola? – Xhan, a nuk të kam thënë se brenda shishes ka një insekt?”
Një fëmijë që mundohesha ta qetësoja nga frikërat e natës pëshpëriti: “E di ti që nëse i ha thonjtë të bëhen krimba në bark?” E pyeta: “Atë ka ndodhur ty diçka e tillë? – Jo, s’më ka ndodhur, por nëna kështu më ka thënë, – m’u përgjigj.
Kam dëgjuar edhe fjalë të pa vëreteta, si: “Nëse nuk e lan fytyrën para së të shkosh në shtrat, do ta lëpijnë xhindët dhe djajtë!” “Mua më kanë sjellë lejlekët.” “Gjyshi s’ka vde- kur, jeton në yje.”
Deri në moshën shtatë-vjeçare, truri i fëmijës nuk mund ta ndajë të vërtetën nga abstraktja, ndaj dhe çdo fjalë të të rriturve e merr si të vërtetë. Sapo të rritet pak, kur fillon të mendojë, kupton pavërtetësinë e fjalëve që i kanë thënë, dhe në këtë mënyrë humb besimin te nëna, te babai dhe te çdo person që thotë të pavërteta.
Zonja Ajnur ua ka kushtuar jetën tre fëmijëve të saj, duke i edukuar në mënyrën më të mirë. Njëherë e pyeta: “Të tre fëmijët i ke të lumtur dhe të suksesshëm. Keni përjetuar shumë pak probleme me ta në kohën kur ata kaluan puber- tetin. Nuk kanë asnjë shprehi të keqe. Bile më bëri përsh- typje fakti kur njërit prej tyre i thatë se lojërat në kompjuter janë të dëmshme, dhe ai u tërhoq menjëherë. Ata janë shu- më të lidhur me ty, kanë besim të plotë te ti. Nëse ndaloni për pak, cila është gjëja më e drejtë që keni bërë?” Përgjigjja e saj ishte e kristaltë: “I nderuar, u kam thënë gjithmonë të vërtetën, edhe kur ajo ishte e hidhur. – A mund ta shënoj këtë përgjigje në librin tim? – Patjetër. Është nder për mua, – qe përgjigjja e saj.”
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)