Shumë prindër i konsiderojnë adoleshentët dhe adoleshentet si një kokëçarje që e vështirëson jetën. Në shumicën e rasteve, kjo është realitet. Mirëpo, të shpjegojmë më poshtë dy pika:
Së pari, shumica e problemeve të adoleshentëve dhe adoleshenteve janë pjellë e fazës se adoleshencës dhe do të zhduken me mbarimin e kësaj faze. Tërë atë që mund të bëjmë në raport me këto probleme është të ulim intensitetin e atyre problemeve dhe të bëjmë tërë atë që mundemi për të mos lejuar që këto probleme të përkohshme të shndërrohen në tipare të përhershme.
Së dyti, shumica e familjeve shumë pak dinë të bëjnë dallimin midis asaj që është e natyrshme dhe asaj që është e panatyrshme ose e shthurur në sjelljen e adoleshentëve. Duket se familjet e tilla nuk kanë mësuar gjërat elementare për edukimin e fëmijëve.
Një arsye tjetër është se familjet fetare dhe të respektuara janë mjaft të ndjeshme ndaj probleme të fëmijëve të tyre. Kjo do të thotë se sjellja jo e mirë e fëmijëve do t’i shqetësojë shumë ata. Kjo nuk qëndron te familjet e tjera, të cilat nuk shohin asgjë për t’u shqetësuar në sjelljen e tillë.
Prandaj një parim që do të ndihmonte të bënim dallimin midis atij që është problem serioz dhe atij që është vetëm një rrëshqitje është: një sjellje mund të konsiderohet serioze dhe problematike nëse përsëritet në atë mënyrë që shumica e njerëzve e shohin serioze dhe të patolerueshme.
Prinderimi.com
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)