Fëmijët mund të mësojnë shprehinë e të lexuarit në shtëpi madje edhe përpara se të fillojnë të lexojnë. Në vazhdim i gjeni 8 mënyra të thjeshta që ju ndihmojnë të rrisni një lexues.
- Bëjeni leximin shprehi të përditshme
Ju mund të filloni të rrisni një lexues qysh nga dita kur bëheni me fëmijë. Bëjeni leximin rutinë duke ndarë një libër me fëmijën tuaj përpara kohës së gjumit. Fëmijët përgjigjen ëmbëlsisht ndaj zërit të qetë gjatë leximit me zë, sikurse t’i përqafosh apo t’i mbash në prehër.
- Lexoni në sy të fëmijës suaj
Pavarësisht nëse i doni romanet, revistat apo librat për fëmijë le të ju shoh fëmija juaj teksa lexoni. Fëmijët mësojnë nga ajo që shohin. Nëse juve ju pëlqen leximi, ka shumë mundësi që fëmija do të marrë shumë nga entuziazmi juaj për të lexuar.
- Krijoni një hapësirë leximi
Hapësira ku ju lexoni nuk duhet të jetë patjetër shumë e madhe apo të ketë shumë rafte me libra. Mund të jetë një qoshe në divanin tuaj apo një ulëse në dhomën e gjumit të fëmijës suaj. Zgjidhni një qoshe të përshtatshme që ka mjaftueshëm dritë dhe hapësirë sa të mbash një apo dy libra aty kjo mund të ndihmojë fëmijën tuaj të lidhet me të lexuarit me komoditet dhe në rehati.
- Bëni vizita nëpër biblioteka
Gjersa fëmija juaj rritet, bibliotekat janë një burim shumë i mirë për të eksploruar libra të rinj dhe autorë të ndryshëm pa pagesë. Shumë biblioteka gjithashtu kanë orë letrare apo programe të tjera letrare për fëmijë. Vizitat në librari i japin fëmijës suaj mundësinë të zhvillojnë shprehi të mira të leximit e gjithashtu të shoh fëmijë të tjerë duke bërë të njëjtën gjë.
- Lëreni fëmijën tuaj të zgjedh çfarë të lexoj
Vizita në bibliotekë mund të jetë shumë e veçantë kur ju i jepni kohë fëmijës suaj kohë për të parë përreth dhe për të eksploruar. Fëmijët kanë më shumë gjasa të lexojnë atë libër që e zgjedhin vetë. Në mënyrë që të zvogëloni numrin e zgjedhjeve ndani një raft të caktuar nga i cili mund të fëmija juaj një libër për të lexuar.
- Gjeni momente për t’ia kushtuar leximit në përditshmëri
Të lexosh nuk nënkupton vetëm të ulesh dhe të mbash një libër të mirë në duar. Është gjithashtu pjesë e jetës së përditshme. Gjatë ditës, ndihmojeni fëmijën tuaj të mbaj në mend “kohën e leximit”. Këtë mund ta bëni duke i bërë të lexojnë shenjat në rrugë, listën e blerjeve të perimeve apo recetat për gatim.
- Rilexoni librat e preferuar
Ju mund edhe të lodheni duke rilexuar të njëjtën histori shumë herë, por fëmijës suaj mund t’i pëlqej shumë kjo. Fëmijët pëlqejnë të vënë re gjëra që nuk i kanë parë më parë gjatë leximit së tregimit apo figurave. Rileximi u ndihmon atyre të lidhin fjalët që dëgjojnë me fjalët që shohin. Përfundimisht fëmija juaj mund edhe të filloj t’jua lexoj librin juve.
- Mësoni më shumë sesi lexojnë fëmijët
Ju mund të mos jeni mësimdhënës, por gjithsesi jeni mësuesi i parë i fëmijës suaj. Të mësuarit rreth asaj se çfarë aftësi të të lexuarit duhet të presim përgjatë moshave të ndryshme mund të ju ndihmojë ju të zhvilloni aftësinë e të lexuarit te fëmija juaj.
Autore: Amanda Morin
Përkthyer nga: Albulena Limani