Është ajo koha e vitit përsëri. Fëmija juaj është mbërthyer në ëndrrën për të zotëruar pajisjen e tij te re, dhe ata kanë filluar fushatën e tyre për t’ju bindur se ai ka neeevojë për një te tillë ose do të jenë objekt talljeje i të gjithë miqve të tyre.
Papritur, këta fëmijë të bukur që ju sollët në botë, të cilët akoma nuk mund të bashkojnë dy fjalë koherente kur u bëni një pyetje të thjeshtë, kanë mbledhur mrekullisht të gjitha fuqitë e tyre të bindjes për të ndërtuar dhe elaboruar një fushatë shitjesh – të punuar me prezantim në PowerPoint – për ta bërë çështjen e tyre.
Natyrisht, edhe ne bëmë të njëjtën gjë kur ishim fëmijë. Mbaj mend që pareshtur i kërkoja nënës sime për setin e lojërave Star Wars Death Star për ta shoqëruar me të gjitha figurat e aksionit që tashmë kisha grumbulluar.
Ndoshta për ju ishte një shtëpi e ëndrrave të Barbit, ose një makinë me telekomandë, ose një kukull American Girl.
Dallimi, natyrisht, ishte se këto artikuj të listës së dëshirave nuk mund të na lidhnin me rrjetet e internetit dhe të gjithë informacionin, njerëzit dhe problemet e mundshme, siç mund ta bëjnë pajisjet e sotme. Ndikimi i dhuratave të sotme është në mënyrë eksponenciale shumë më i madh se çdo gjë plastike e prodhuar nga Mattel në vitet ’80 dhe ’90.
Ndërsa vendosni nëse do t’i dorëzoheni apo jo shitësit tuaj të makinave pak të përdorura, këtu janë disa gjëra për t’u marrë në konsiderim.
1. Qëndrueshmëria
Çdo pajisje teknologjike do të jetë më sensitive se një lodër pa qark ose ekran. Dhe përderisa shumë pajisje të dorës po bëhen më të qëndrueshme, një rënie e gabuar akoma mund te nënkuptoj një fatkeqësi.
Nëse jeni duke blerë një pajisje me ekran, merrni parasysh blerjen e një mbrojtësi ekrani: një fletë plastike ngjitëse e pastër që ngjitet në ekran. Mos shkoni me më të lirat, pasi ka shumë të tilla me cilësi të ulët.
Shikoni gjithashtu për këllëfët që janë ne dispozicion për atë pajisje. Diçka si jastëk për mbrojtje, brenda prej gome dhe një pjesë të jashtme të fortë plastike, funksionon mirë. Kopertinat “folio” të stilit të librit janë gjithashtu të mira. Vetëm sigurohuni që ta mbajnë pajisjen e sigurt dhe të mbrojnë qoshet kur bien.
Një shënim shtesë, nga përvoja personale: Sigurohuni që të vendosni pritshmëri për mbajtjen e pajisjes në këllëf. Më i vogli im nuk i pëlqente mënyra se si këllëfi pengonte butonin e ndezjes në Kindle Fire të tij, kështu që ai shpesh e hiqte atë nga këllëfi. E merrni me mend se si duket ekrani i tij tani?
2. Lidhshmëria
Ju duhet të bëni pyetjen: A mund kjo pajisje te lidhet me internetin? E mandej vetëm vazhdoni dhe përgjigjuni: Po. Sepse ne boten e pajisjeve elektronike, sigurisht qe mundet.
Pajisjet mobile si tabletët dhe telefonat e mençur, sigurisht. Por edhe teknologjia qe bartim, sistemet e lojërave dhe një numër gjithnjë e më i madh lodrash.
Kjo sjell 2 shqetësime.
- Çfarë mund të arrijë fëmija im nëpërmjet kësaj pajisjeje?
- Çfarë informacioni rreth fëmijës tim po gjurmohet apo regjistrohet dhe si përdoret ai? Bëni pak kërkime në pajisjen specifike. Siguria e të dhënave të Google data security <device> dhe shikoni disa informacione të fundit.
3. Kontrollet prindërore
Së bashku me të kuptuarit se si mund të lidhet pajisja, sigurohuni që të mësoni rreth kontrolleve prindërore që janë të disponueshme për pajisjen. Këto mund të jenë në vetë pajisjen (si kufizimet në një iPhone) ose mund të përfshijnë ndryshimin e cilësimeve në shërbim (si Amazon, për Kindle.)
Disa kontrolle ju lejojnë të vendosni kufizime kohore, si dhe kufizime të përmbajtjes. Përsëri, një kërkim i mirë në Google me emrin e pajisjes dhe fjalët kontrolle prindërore do t’ju japë gjithçka që ju nevojitet.
4. Filtrimi
Për ato pajisje që lejojnë shfletimin në internet, ju dëshironi të eksploroni opsionet tuaja për filtrimin e asaj lidhjeje interneti.
Një qasje është blerja e softuerit filtrues dhe instalimi i tij në secilën pajisje. Bëni detyrat e shtëpisë edhe për këtë, gjithashtu. Për shembull, pajisjet Chromebook janë të shkëlqyera, por nuk do të funksionojnë me disa filtra sepse nuk mund të “instaloni” gjithçka në një Chromebook.
Shikoni edhe për zgjidhjet që filtrojnë në nivel ruteri, si Kufijtë e Routerit, Rrethi i Disney-t ose Koala Safe. Kufizimi, natyrisht është se pajisja nuk filtrohet kur është larg shtëpisë ose në 3G/4G. Disa nga këto kompani po zhvillojnë shtesa për të trajtuar telefonat dhe tabletët në lëvizje.
5. Pritshmëritë
Po, e di, nuk është kënaqësi të bësh një dhuratë dhe të vendosësh menjëherë kushtëzime ne të. Ne nuk duam që ata të ndihen sikur dhurata që ata kanë dashur gjatë gjithë vitit është një grusht telash te lidhur.
Mjaft e drejtë. Por setet tona te Lite-Brites, Cabbage Patch dhe G.I. Joe, nuk mund të na lidhin me botën në një çast.
Nëse tashmë keni pritshmëri digjitale te përcaktuara, mirë për ju. A duhet të modifikohen ato për këtë pajisje?
6. Problemet shëndetësore
Një tjetër gjë për t’u marrë parasysh është se si pajisja mund të ndikojë fizikisht tek ata.
Një nga çështjet më të dukshme është gjumi, pasi ka pasur shumë studime që lidhin përdorimin e ekranit vonë natën dhe çrregullimet ose problemet e gjumit. Merrni parasysh aplikacionet që bllokojnë “dritën blu” në pajisjet që e lejojnë atë, dhe sigurisht kufizojeni përdorimin e ekranit për çdo pajisje të paktën një orë para gjumit.
Një dhuratë që po rritet në popullaritet – dhe qe ka rënie në çmim – janë kufjet e realitetit virtual. Dy shqetësime shëndetësore të shprehura në lidhje me këtë pajisje zhytëse janë efekti në shikim (ekrani është aq afër syve) dhe marramendja që shumë e ndjejnë kur përdorin VR. Ndikimi i këtyre çështjeve të njohura tek sytë dhe truri i ri, qe janë ende në zhvillim, vlen të merren në konsiderim.
7. Përdorimi aktual
Pyetja e fundit që duhet bërë mund të duket e çuditshme: Si do ta përdorë në të vërtetë pajisjen fëmija im?
Ju mund të blini një telefon inteligjent në mënyrë që ata të mund të dërgojnë mesazhe, të shkarkojnë ato aplikacione të shkëlqyera “flashcard” për të studiuar, dhe të mbajnë shënim detyrat e shtëpisë dhe notat e tyre. Vetëm mos u habitni kur kontrolloni telefonat e tyre pas 7.3 minutash përdorimi dhe zbuloni 26 aplikacione të ndryshme lojërash dhe një nga ta i marrë që i kthen njerëzit në kafshë të kopshtit zoologjik.
Mësues i anglishtes i kthyer në bibliotekar në mua, ishte paksa shumë optimiste kur secili nga djemtë tanë mori një Kindle Fire. Kisha imazhe të bukura të tyre kur përkuleshin me një libër të mirë në ekranet e tyre të reja dhe lexonin për orë të tëra. Po, sido që të jetë. Unë nuk mendoj se asnjëri prej tyre ka lexuar një libër te plotë në këto gjëra.
Për të qenë i qartë, djemtë e mi janë të dy lexues të fortë, por preferojnë librat fizikë sesa leximin në ekran. Çështja është të kuptoni dhe parashikoni “përdorimin aktual” përpara se të blini pajisjen tjetër.
Çfarë përvoja keni pasur me dhuratat “digjitale”? Çfarë mendoni para se t’i blini fëmijëve tuaj një pajisje si këto?
Çfarë mund të prish media planin tonë familjarë
Pra, këto pyetje dhe konsiderata janë në rregull nëse jeni ju ai që blini pajisjen për fëmijën tuaj. Por, ç’të themi për gjyshërit dhe anëtarët e tjerë të familjes që duan ta gëzojnë fëmijën tuaj me dhuratën që kanë kërkuar? Apo ç’të themi për atë akumulimin e kartave të dhuratave apo parave, dhe tani fëmija juaj po ju lutet t’i çoni ata në Toys “R” Us?
Këto janë biseda delikate për t’u bërë, sidomos me gjyshen dhe gjyshin, të cilët mund të jenë edhe më pak te informuar kur bëhet fjalë për çështjet me lodrat dhe pajisjet e sotme. Mund të jesh i qartë me ta për shqetësimet e tua dhe të përpiqesh t’i edukosh me disa nga të njëjtat konsiderata si më sipër. Megjithatë, dhurata mund të shfaqet në mënyrë magjike në shtëpi.
Në fund të fundit, ju jeni prindi dhe mirëqenia e fëmijës suaj është çelësi. Ju duhet të vendosni kufij dhe të bëni biseda me fëmijën tuaj. Fakti që kjo pajisje ishte një dhuratë nuk e ndryshon këtë.
Çfarë përvojash keni pasur me dhurata “digjitale”? Çfarë konsideroni para se t’u blini fëmijëve tuaj një pajisje te tillë?
Burimi: Parenting Digital
Autor: Cory
Përktheu: Faruk Begoll, Prinderimi.com