Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

May 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Përzgjedhje nga redaksia»10 mënyra për prindërit për t’u shëruar nga trauma e një fëmijërie të bullizuar
Përzgjedhje nga redaksia

10 mënyra për prindërit për t’u shëruar nga trauma e një fëmijërie të bullizuar

PrinderimiBy PrinderimiSeptember 25, 2024No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Plagët e ngacmimit gjatë fëmijërisë apo adoleshencës janë të thella dhe të gjata. Mësoni si të shëroheni nga kjo traumë e fëmijërisë si të rritur:

Nëse keni përjetuar ngacmim në fëmijëri, është e mundur që mbani mend shenja të traumës emocionale, si ndjenja e pafuqishmërisë, pasigurisë dhe vetmisë. Edhe pse këto ndjenja mund të kenë kaluar me kalimin e kohës, studimet tregojnë se ndikimi i ngacmimit të përjetuar në fëmijëri mund të jetë aq i thellë sa individët ndjejnë ende efektet e tij në moshën e rritur.

Rrjedhimisht, ju mund të vazhdoni të jetoni me dëmtimin e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit tuaj. Këto efekte të vazhdueshme nuk zhduken thjesht sepse jeni rritur. Hulumtimet tregojnë se të rriturit që janë ngacmuar dikur si fëmijë dhe shfaqin shenja të traumës emocionale kanë një rrezik në rritje për çrregullime ankthi, depresion dhe mendime vetëvrasëse.

Megjithatë, shërimi nga trauma e fëmijërisë që lidhet me bullizmin është i mundur. Ja 10 gjërat që mund të bëni për t’u rikuperuar dhe shëruar nga ngacmimi si fëmijë apo adoleshent:

  1. Pranoni ngacmimet që kanë ndodhur në të kaluarën tuaj:
    Viktimat e ngacmimit shpesh kalojnë vite duke minimizuar përvojat e tyre, duke i hedhur poshtë ato ose duke pretenduar se nuk kanë ndodhur. Disa prej tyre i nënshtrohen ndjenjave të fajit, turpit ose vetëfajësimit, duke besuar se nëse do të ishin ndryshe ose do të kishin përpjekur më shumë, ngacmimi nuk do të kishte ndodhur. Mënyra e vetme për të filluar procesin e shërimit është të pranoni se ngacmimi ka ndodhur dhe se nuk jeni përgjegjës për të.
  2. Jepini përparësi shëndetit dhe shërimit tuaj:Viktimat e ngacmimit shpesh përballen me një sërë çështjesh shëndetësore, duke përfshirë:
    • Çështje ankthi
    • Çrregullime të të ngrënit
    • Dhimbje koke
    • Pagjumësi
    • Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD)
    • Stres

    Sigurohuni që të flisni me një ofrues të kujdesit shëndetësor për çdo simptomë që po përjetoni. Mos harroni, ngacmimi ndikon më shumë se vetëm në disponimin dhe vetëvlerësimin tuaj. Ai mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

    3. Rifitoni kontrollin në moshën madhore
    Ndjenjat e pafuqisë dhe paftësisë mund të vazhdojnë edhe në moshën madhore. Si rezultat, ju rrezikoni të jetoni jetën tuaj si një viktimë e përhershme. Kuptoni se, ndonëse nuk mund të kontrolloni atë që ndodhi, ju keni kontroll mbi reagimin tuaj.

    Këshillë: Filloni shërimin tuaj duke marrë kontrollin e mendimeve, emocioneve dhe veprimeve tuaja.

    Është gjithashtu e rëndësishme të zotëroni reagimet tuaja dhe të kuptoni se mund të zgjidhni të bëni zgjedhje të shëndetshme. Ju keni një zgjedhje se si ta jetoni jetën tuaj.

    4. Njihni vlerën tuaj
    Ngacmimi shpesh i bën njerëzit të humbasin besimin dhe vetëvlerësimin, pasi ai është i mbushur me gënjeshtra për vlerën tuaj si individ. Refuzoni gënjeshtrat që ngacmuesi tha për ju dhe zëvendësojini ato me të vërtetën e asaj që jeni. Përqendrohuni në procesin e rikthimit të vetvetes. Një fillim i mirë është të shkruani karakteristikat tuaja pozitive. Ja disa pyetje që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni vlerën tuaj:

    • Për çfarë jeni të mirë?
    • Cilat janë pikat tuaja të forta?
    • Çfarë pëlqejnë njerëzit tek ju?
    • Çfarë ju pëlqen tek vetja?

    Mos harroni të përqendroheni në gjërat pozitive që keni dhe refuzoni gënjeshtrat me të cilat ju kanë ushqyer ngacmuesit.

    5. Shmangni izolimin
    Një pjesë e rëndësishme e rimëkëmbjes nga ngacmimi është mbajtja e kontaktit me miqtë dhe familjen mbështetëse. Shpesh, viktimat e bullizmit izolojnë veten dhe përpiqen të përballojnë pasojat e bullizmit vetë. Nëse ngacmimi që keni përjetuar si fëmijë vazhdon të ndikojë në jetën tuaj, merrni parasysh të flisni me një këshilltar për të kaluarën tuaj. Bisedoni gjithashtu me miqtë dhe familjen ose gjeni një grup mbështetës në zonën ku jetoni. Çelësi është të mos e kaloni vetëm procesin e shërimit.

    6. Kërkoni mbështetje për traumën
    Ndonjëherë, shërimi nga një traumë fëmijërie si ngacmimi kërkon ndihmë dhe mbështetje nga jashtë. Bisedoni me mjekun tuaj të familjes dhe merrni rekomandime nga një këshilltar që është i specializuar në traumat e fëmijërisë. Një këshilltar/psikolog/psikoterapist do t’ju ndihmojë të përpunoni dhe të kuptoni atë që ju ka ndodhur, si dhe do të vërejë çdo mekanizëm përballues jo të shëndetshëm që mund të jeni duke përdorur.

    7. Përqendrohuni në rritjen personale
    Identifikoni zonat ku keni nevojë të rriteni ose të shëroheni. A keni nevojë të ndërtoni vetëvlerësimin tuaj apo të bëheni më të sigurt? Po ashtu, mund të përfitoni nga të mësuarit për të vendosur kufij, duke marrë një klasë vetëmbrojtjeje ose duke u bashkuar me një klub shëndetësor. Bëni një listë të fushave ku dëshironi të përmirësoni ose ndryshoni.

    Është më mirë ta bëni këtë listë vetë në vend që të kërkoni mendimin e dikujt tjetër, pasi kështu do të zotëroni ndryshimet që duhet të bëni. Nëse keni vështirësi në identifikimin e dobësive për të punuar, pyesni një mik të ngushtë ose një anëtar të familjes për opinionin e tyre.

    8. Ndryshoni mënyrat tuaja të të menduarit
    Shpesh, njerëzit që janë duke u shëruar nga bullizmi në fëmijëri, përqendrohen në përvojat e tyre të dhimbshme ose bëhen të fiksuar në mënyrën se si të mos përjetojnë më atë dhimbje. Mësoni të kontrolloni mendimet tuaja dhe vendosni synime. Përqendrohuni në gjërat që ju bëjnë të lumtur dhe sjellin gëzim në jetën tuaj.

    Shmangni fokusimin e gjithë kohës dhe energjisë në dhimbjen tuaj të dikurshme dhe në procesin e shërimit. Nuk është e shëndetshme të mendoni vazhdimisht për dhimbjen që keni përjetuar. Caktoni kohë specifike për t’u marrë me çështjet, por mos lejoni që ato t’ju konsumojnë.

    9. Gjeni ”mbylljen e çështjes” për të ecur përpara
    Një pjesë thelbësore e rimëkëmbjes është të lëvizni përtej asaj që ju ka ndodhur. Ndërsa është e rëndësishme të pranoni ndikimin e ngacmimit në jetën tuaj, është po ashtu e nevojshme të shkëputeni prej tij. Ngacmimi që keni përjetuar nuk përcakton se kush jeni. Rizbuloni se kush jeni dhe mbyllni derën për të kaluarën.

    Disa viktima të ngacmimit e gjejnë të dobishme të shkruajnë një letër (që nuk e dërgojnë kurrë) për ngacmuesin e tyre, për të përpunuar ndjenjat e tyre. Shkrimi i letrave ose i një ditari mund t’ju ndihmojë të shprehni dhimbjen dhe zemërimin që nuk keni mundur të shprehni gjatë fëmijërisë.

    10. Jini të durueshëm me procesin e shërimit
    Ngacmimi në fëmijëri lë plagë të thella, dhe shërimi nuk është një proces i shpejtë, veçanërisht nëse nuk e keni përballuar kurrë këtë traumë. Si rezultat, ka të ngjarë të keni një sërë perceptimesh të gabuara dhe zakonesh të këqija për të thyer.

    Festoni çdo përparim, sado të vogël qoftë, dhe jepini vetes kohë dhe hapësirë për t’u shëruar. Ndryshimet mund të jenë të vogla dhe të ngadalta, por ato janë ende ndryshime. Një ditë do të zgjoheni dhe do të shihni një person të ri që ju shikon në pasqyrë.

Autore: Sherri Gordon
Përktheu: Perparim Blakaj

Burimet:
  1. Efektet afatgjata të bullizmit. Arkivi i sëmundjeve në fëmijëri. 2015.
  2. Viktimizimi në fëmijëri: shoqata të përgjithshme dhe specifike me problemet e shëndetit fizik në moshën e rritur. Gazeta e Kërkimeve Psikosomatike. 2015.
  3. Pasojat e viktimizimit të ngacmimit në fëmijëri dhe adoleshencë: Një rishikim sistematik dhe meta-analizë. Revista Botërore e Psikiatrisë. 2017.
  4. Pasojat e sjelljes ngacmuese. Parandalimi i bullizmit përmes shkencës, politikave dhe praktikës. 2016.
  5. Efektet afatgjata të të qenit ngacmues ose ngacmues në adoleshencë në eksternalizimin dhe përvetësimin e problemeve të shëndetit mendor në moshën madhore. Psikiatria dhe shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve. 2015.
bullizmi Fëmijëria Hulumtim Ngacmimet Shëndeti Shërimi Trauma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleSi t’i menaxhoni ethet dhe temperaturën e fëmijës tuaj gjatë natës?
Next Article Skandal tjetër: Shkolla ”Zenel Hajdini” nuk merr përgjegjësi për aksidentet e nxënësve të saj edhe në aktivitetet e detyrueshme
Prinderimi

Related Posts

Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Shkolla miqësore

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

May 19, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,933

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,127

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,666
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

PrindërimiMay 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

PrindërimiMay 19, 2025
Shkolla miqësore

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

PrindërimiMay 19, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,933

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,127

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,666
Të zgjedhura

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

May 19, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.