Teknologjia po nxjerr jashtë kontrollit fëmijët. Ngado shikoni fëmijë me celularë e tablete në duar. Prindërit janë të vetëdijshëm se nuk është e shëndetshme për ta, por mendojnë se nuk kanë çfarë të bëjnë. Për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi, dritare.net iu tregon disa aktivitete që ata të jenë të angazhuar dhe të stërvitur njëkohësisht.
Këto janë disa nga lojërat!
1. Futbolli
Futbolli ndërton shëndetin kardiovaskular, duke ju bërë fleksibël dhe të koordinuar. Te fëmijët nxit aftësi të shkëlqyera në punën në grup, dhe gjithashtu duke luajtur në natyrë, ata marrin mjaftueshëm vitaminën D.
2. ‘Loja me rreth’
Stërvitja me rreth është një stërvitje e zemrës. Të ndihmon të përqendrohesh dhe ka shumë përfitime të tjera anësore. Kur të blini rrethin për fëmijët, dritare.net ju sugjeron ta blini me drita, sepse edhe në darkë do të luajnë. Kjo do i ndihmojë të jenë aktivë.
3. Lufta e tërheqjes
Fëmijët i duan garat! Për t’i vendosura ata në konkurrencë, dritare.net iu sugjeron t’i bëni aktiv duke luajtur lojën “Lufta e tërheqjes”. Është një lojë me dy skuadra vendosen në anë të kundërta dhe tërheqin një litar, në një vijë qendrore. Kush tërheq më shumë, fiton garën.
4. Arte marciale
Artet marciale janë vërtet një aktivitet i shëndetshëm për fëmijët. Rrisin besimin, fokusin, elasticitetin etj. Artet marciale të mësojnë si të koordinosh të dyja duart. Kujdes! Ju duhet të gjeni një shkollë të mirë për fëmijët, nëse doni të marrë përfitimet e mësipërme.
5. Ngjitje në shkëmb
Alpinistët janë atletët më të fortë. Nëse çoni fëmijët tuaj të ngjisin shkëmbinj në një vend që zhvillon aktivitet të tillë, fëmija juaj do të ketë krahë dhe muskuj të shkëlqyer. Gjithashtu, fëmija zhvillon aftësi strategjike se kur dhe ku duhet të vendosë këmbën. Do të ketë ndikim pozitiv në akth, depresion, dhe vetëvlerësim.
6. Noti
Të gjithë e dimë sesa i shëndetshme është noti për fëmijët. Noti rrit fleksibilitetin dhe redukton inflamacionet. Shumica e fëmijëve e duan notin, dhe studimet kanë treguar notarët kanë një normë vdekjeje më të shkurtër.
7. Tenisi
Tenisi rri vetëbesimin, ndihmon në zhvillimin e strategjive, bashkërendim i dorës dhe syve, kontroll i mirë motorik etj. Tenisi është një lojë që nëse fëmija e fillon, do e dashurojë.
8. Gjimnastika
Fëmijët që bëjnë gjimnastikë, jo të gjithë do përfundojnë në lojërat Olimpike, por të paktën do të marrin përfitime të jashtëzakonshme. Fëmijët do të bëhen fleksibël, të koordinuar, të vetë-disiplinuar dhe të fortë.
9. Mundje
Ndryshe nga artet marciale, mundja përqendrohet ekskluzivisht në 2 persona. Ajo ndërton ndjeshmëri të pabesueshme te fëmijët.
Është një nga stërvitjet më të mira për fëmijët, pasi ndihmon në zhvillimin e aftësive vetëmbrojtëse, përgjegjësi personale etj.
10. Sporti ekstrem
Kush nuk do të zotërojë aftësi si të superheronjëve? Fëmijët janë ata që duan më shumë, prandaj çojini në një shkollë që trajnon për këtë lloj sporti. Mund të themi se është një sport, që mban brenda saj shumë sporte të tjera. Vitet e fundit është bërë një lojë shumë popullore, sepse është argëtuese dhe ka përfitime. Sporti ekstrem angazhon mendjen, dhe ndërton një forcë serioze thelbësore./