Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se studentët që do të regjistrohen në programin Gjuhë shqipe ose në programin Letërsi shqipe të Fakultetit të Filologjisë, do të përfitojnë bursë studentore në vlerë prej 1 mijë euro nga MASHT.
Nagavci ka thënë se qëllimi i ndarjes së këtyre bursave, është promovimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqipe.
Në kuadër të kësaj Marrëveshje, MAShTI për herë të parë do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet Bachelor dhe Master në degët Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së. Shuma e bursës është 1 mijë euro në vit për student. UP tashmë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve. Ju ftoj që të aplikoni në këto programe dhe të përfitoni bursën studentore”, ka shkruar Nagavci.